ID Card Profesional

Karta Profesionale IDCP

Karta Profesionale IDCP është pasaporta juaj drejt karrierës! Ajo përmbledh të gjitha
kualifikimet, përvojën dhe certifikatat tuaja në një dokument të vetëm, të vlefshëm në Shqipëri
dhe jashtë saj.

Karta Profesionale IDCP, eshte e mbrojtur sipas te drejtes se autorit, e drejte e cila
mbrohet me ligjin Nr. 35/2016, Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera, Të lidhura
me to [1].

Karta IDCP është dëshmi zyrtare e kualifikimeve dhe përvojës suaj profesionale.

📅 Pse ju duhet një IDCP?

  • 📌 Dëshmon kualifikimin dhe përvojën tuaj profesionale
  • 📌 Përmbledh diplomën, CV-në, referenca, certifikatat apo dëshmi të ndryshme për trajnime profesionale, kualifikime sipas KSHK (Kornizës Shqiptare të Kualifikimit) dhe EQF (Kornizës Europiane të Kualifikimit), foto
  • 📌 E vlefshme edhe për profesionistë autodidaktë
  • 📌 Me kod unik dhe QR për verifikim të sigurt
  • 📌 Dygjuhëshe (Shqip/Anglisht), mund të verifikohet kudo në tregun europian

🔧 Si funksionon?

  1. 1. Aplikoni me dokumentet tuaja (diploma, certifikata, CV, referenca, kualifikime KSHK (Kornizës Shqiptare të Kualifikimit) dhe EQF (Kornizës Europiane të Kualifikimit), etj.)
  2. 2. Vlerësohet niveli juaj profesional dhe njohuritë teknike
  3. 3. Pajiseni me kartën IDCP të personalizuar
  4. 4. Përfitoni një mjet të fuqishëm për punësim dhe zhvillim

📄 Çfarë përmban karta IDCP?

  • Të gjitha dokumentet e integruara në një vend (diplomë, certifikata, CV, referenca, kualifikime sipas KSHK (Kornizës Shqiptare të Kualifikimit) dhe EQF (Kornizës Europiane të Kualifikimit), etj.)
  • Kod profesioni sipas Listës Kombëtare të Profesioneve
  • Nivel profesional të vlerësuar
  • Numër unik identifikimi
  • Foto personale dhe datë skadence
  • QR Kod për skanim të shpejtë

👥 Për kë është kjo kartë?

• Punonjës në ndërtim, industri, servise teknike apo administratë/banka

• Specialistë me diplomë formale apo autodidaktë

• Qytetarë nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor

• Punëdhënës që kërkojnë të identifikojnë dhe rekrutojnë profesionistë të kualifikuar — me ose pa diplomë — mund të përfitojnë nga qasja në një kartë të personalizuar (kundrejt pagesës), që garanton besueshmëri dhe transparencë në procesin e përzgjedhjes

Karta IDCP mund të shërbejë gjithashtu si një mjet efikas për ndërtimin e databazave të besueshme të punonjësve të certifikuar, duke i lehtësuar punëdhënësit në filtrimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm sipas sektorit dhe nivelit të kualifikimit.

Njohja e mësimëdhënies joformale

Falë IDCP, edhe eksperiencat dhe njohuritë tuaja të fituara jashtë sistemit formal ( autodidakte ) mund të njihen dhe vlerësohen, duke u kthyer në aset të vlefshëm profesional.
Certifikimet nga subjekte te akredituara ISO 17024, per profesioniste te kualifikuar, mund te perfshihen ne karten IDCP dhe njihen ne cdo vend te Bashkimit Europian, sipas Kornizes Europiane te Kualifikimit, sigurisht edhe sipas Kornizes Shqipetare te Kualifikimit.
Certifikimet Iso 17024 Kane Pagese Ekstra Per Cdo Nivel Kualifikimi.
Korniza e kualifikimeve i klasifikon kualifikimet sipas një seti kriteresh për nivele të specifikuara të mësuari të arritura. Ajo synon të integrojë dhe koordinojë kualifikimet, si edhe të përmirësojë transparencën, aksesueshmërinë dhe cilësinë e kualifikimeve në lidhje me tregun e punës, sistemin e arsimit dhe të formimit, si dhe shoqërinë civile. Kornizat e kualifikimeve mbështesin të mësuarin gjatë të gjithë jetës (pra, të gjitha aktivitetet e të mësuarit që zhvillohen gjatë jetës), me synimin e përmirësimit të njohurive, aftësive dhe kompetencave brenda një perspektive personale, civile, shoqërore dhe/ose të lidhur me punësimin. Ky përkufizim mbulon gamën e plotë të të mësuarit zyrtar, jozyrtar dhe informal.

🚀 Apliko sot dhe hapi dyert e mundësive profesionale!

Apliko Tani

Si të Aplikoni?

1. Profesioni

Zgjidhni profesionin tuaj sipas Listës Kombëtare të Profesioneve.

Shiko listen e profesioneve

2. Ngarkoni dokumentacionin në PDF:

  • Diplomë / Certifikatë

  • Referenca nga punëdhënësi

  • CV

  • Foto pasaporte

3. Testi HSE

Plotësoni dhe firmosni testin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (HSE).

 

 

Kryej testin

4. Karta IDCP

Pas përfundimit të aplikimit dhe pagesës, merrni kartën IDCP për identifikim dhe mundësi profesionale.

Si të Aplikoni?

1. Profesioni

Zgjidhni profesionin tuaj sipas Listës Kombëtare të Profesioneve.

Shiko listen e profesioneve

2. Ngarkoni dokumentacionin në PDF:

  • Diplomë / Certifikatë

  • Referenca nga punëdhënësi

  • CV

  • Foto pasaporte

3. Testi HSE

Plotësoni dhe firmosni testin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (HSE).

 

 

Kryej testin

4. Karta IDPC

Pas përfundimit të aplikimit dhe pagesës, merrni kartën IDPC për identifikim dhe mundësi profesionale.

Nivelet e Trajnimit HSE

Niveli I - Fillestar

Instruktim bazë HSE për studentë dhe vizitorë.

Basic HSE training

Niveli II

1–3 vjet përvojë

Pajisje mbrojtëse, punime në lartësi, risqe elektrike.

Niveli III

3–5 vjet përvojë

Risqe mjedisore, zhurma, dridhje, vlerësim risqesh.

Niveli IV

6+ vjet përvojë

Menaxhim i plotë i HSE

Niveli V - Inxhinierët

Personel teknik

Përgatitja teknike dhe vlerësimi i risqeve.

Niveli VI - Punonjësit e zyrave

Punonjës Zyre

Ergonomi dhe mbrojtje nga zjarri.

Fillo testimin

Fillo testimin

Apliko

Çfarë Dokumentesh Ju Nevojiten?

Për të aplikuar, duhet të paraqisni disa dokumente bazë që vërtetojnë kualifikimet dhe përvojën tuaj. Dokumentet e kërkuara janë:

Pagesa dhe Dërgesa e Kartës

Për të përfunduar aplikimin tuaj për kartën IDCP , pagesa bëhet përmes bankës ose dorazi. Ky proces është i sigurt dhe shoqërohet gjithmonë me një faturë fiskale, që do të konfirmojë pagesën tuaj.

Pas përfundimit të pagesës, karta do të dërgohet elektronikisht dhe me postë në adresën tuaj të regjistruar. Ne e garantuam që karta juaj do të arrijë brenda 5 ditëve nga momenti i pagesës, duke siguruar një proces të shpejtë dhe efikas.

Sigurohuni që të plotësoni të gjitha kërkesat dhe të kryeni pagesën në mënyrë të saktë për të shmangur çdo vonesë në dorëzimin e kartës tuaj.

Keni pyetje?

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për informacion shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni. Jemi këtu për t’ju ndihmuar me çdo hap të procesit tuaj të aplikimit dhe për t’ju ofruar mbështetje gjatë përdorimit të kartës IDCP. Kontaktoni me ne për çdo informacion të nevojshëm!